• |
ide | kryesore

Ekskluzive/ Foto e patentës së Saimir Tahirit si skafist

Kryesore



Pas publikimit të dosjes ‘Habilaj’, ku dyshohet të jetë i përfshirë në trafikun e drogës ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, vazhdojnë të dalin në dritë të tjera informacione që shtojnë dyshimet rreth tij. Lapsi.al publikon sot foto të dy lejeve të drejtimit për mjet lundrues që disponon Saimir Tahiri.

Burime të Lapsi.al thonë se këto patenta për mjet lundrimi, ku Tahiri ka nivelin ‘Skipper’ (kapiten) u gjetën në makinën e një personi me emrin Orest Sota, i cili u arrestua nga policia e Elbasanit dy ditë më parë. Sotës iu gjetën në makinë edhe 800 mijë euro. Për këtë ngjarje denoncoi i pari kreu i PD-së, Lulzim Basha. Sipas tij Policia e Shtetit me urdhër të Edi Ramës e mbajti të fshehtë ngjarjen.

Pak pas këtij denoncimi të Bashës, ka reaguar Policia e Shtetit përmes një njoftimi për media, ku konfirmohet ngjarja, por nuk përmenden fare dy lejet e drejtimit në emër të Saimir Tahirit që u gjetën në makinën e shtetasit Orest Lefter Sota dhe as shuma prej 800 mijë eurosh. Policia thotë vetëm që iu gjet një shumë e madhe parash, por pa bërë publike vlerën e saktë. Siç shihet në foton që sjell Lapsi.al janë dy leje drejtimi tek të cilat Tahiri ka nivelin ‘Skipper’ (kapiten)’.

I marrë në pyetje nga policia, biznesmeni Orest Sota ka dhënë këtë version për ngjarjen.

“Paratë ishin të babait tim për një pagesë për blerje hekuri në Elbasan. Ndërsa për sa iu përket patentave në emrin e ish-ministrit, ato i harroi shoferi i tij, që është mik i imi. Ne lëvizim shpesh bashkë”

Ato ndryshojnë nga njëra tjetra tek tonazhi i lejuar i mjetit. Nuk është e qartë ende se çfarë donte në makinën e Orest Sotës patentat e Saimir Tahirit dhe shuma prej 800 mijë eurosh. A është në dijeni ish-Ministri i Brendshëm se këto patenta i kishte Orest Sota?  Kujtojmë që në deklarimet e ditëve të fundit, Saimir Tahiri është shprehur se nuk kishte pasur mjet lundrues, por pa saktësuar nëse kishte apo jo leje drejtimi për këto mjete.

 

© LAPSI.al 



10 Comments

  1. Mos te thote Tahiri qe kjo patente eshte e falllsifikuar, foto duket qe shte foto dokumenti. Ose ja kane vjedhur ne shpi kur ka qene e shoqja ne shoqerine e skifterave!
    Tahiri po eliminon provat dhe duhet arrestuar urgjent. Prokurorise i duhet vetem te vertetoje nese dokumenti eshte autentik, dhe kush po e shet skafin

    1. I ka prodhuar LSI. Mona Likja Salehu shkerdheni Kargita dhe Lulushi etj e dine mire ci pret nga prokuroret US dhe Gjermane e jane hedhur në sulm frontal vetmbrojtes!

      Po na vjen po na vjen, bota zjen bota zjen, shoket tane kjo lufte po na i rremben!!!

  2. Rama ka te drejte kur thote per propagandistet analist , qe jane kazan . Futuni krejt brenda n qader se aty e keni vendin ,se qysh e keni nis me mashtrime duhet me e harru mshtetjen e shqiptarve.

    1. anonimus ty anusin e oralen si rames nuk ka kush ta mbush,pos frrok,rosh,habil e shullaz.kta syt ti kthejn pas si rames.po ik ne qenef negjmije se ka mbir far e re.

  3. Ta hetoj prokuroria e krimeve të renda kete rast sikurse ka ne hetim çeshtjen Tahiri se me siguri jane eurot e tija te trafikut 800 mije eurot. Prokuroria e Elbasanit do thuhet lehte nga mafia nese i lihet çeshtja asaj.

  4. Respect per arin qi asht nish se asht ma I zgjut se t gjith analistat .ari mos u dorzo megjithse t majtet tallin karin me idiotesite e tua dhe me karlliqet e analistave propagandist qi synojn scoopet ashtu si dhelpra kafshon bolet e dashit.??

  5. Sa te drejte paska patur Kastriot Islami kur ne 2013 ne formimin e qeverise Rama 1 me Saimir bythqirin (me falni, Tahirin) si minister tha : Mos e sulmoni Tahirin se ai do ta dergoje ne humbere Ramen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *