• |
ide | kryesore

Akuzat e PD për fshehjen e ndalimit të Orest Sotës, vjen reagimi i Policisë

Lajme, Të fundit


Policia e Shtetit i cilëson akuza politike reagimet e Partisë Demokratike në lidhje me ndalimin e biznesmenit Orest Sota në Elbasan pak ditë më parë, të cilit iu gjet rreth 860 mijë euro në makinë si dhe dy patentat e Saimir Tahirit për lundrim.

Sipas PD-së, policia e mbajti të fshehur ngjarjen, por në deklaratën e sotme, policia shprehet se ka zbatuar ligjin.

Deklarata e plotë e Policisë së Shtetit:

Përsëri Partia Demokratike sot akuzoi për qëllimet e saj dhe pa asnjë bazë Policinë e Shtetit, lidhur me ndalimin e shtetasit Orest Sota nga policia. Policia e Shtetit është e detyruar të shprehë përsëri keqardhjen për këtë sulm politik, duke nënvizuar se ka bërë detyrën konform ligjit e të gjitha procedurave të kërkuara nga ligji.

Kjo është lehtësisht e vërtetueshme, siç është e qartë që shtetasin e ndaloi dhe e çoi për procedim penal, Policia e Shtetit jo akuzuesit e saj. Policia e Shtetit shpreh edhe njëherë keqardhjen për përsëritjen e përditshme të akuzave që s’kanë asnjë lidhje me të vërtetën dhe i bën thirrje Partisë Demokratike e të gjithë forcave politike, të mos bëjnë politikë duke përbaltur punën e uniformave blu.

Policia e Shtetit ka goditur dhe do të godasë pa asnjë diferencim, çdo shkelje dhe shkelës të ligjit, pavarësisht përfshirjes së qëllimshme që politika i bën asaj në axhenda të cilat nuk kanë të bëjnë asgjëkundi me misionin e me punën e policisë.

Policia e Shtetit pret mbështetjen dhe solidaritetin e opozitës në luftën kundër krimit, korrupsionit e shkeljeve të çdo lloji, jo luftën politike kundër saj kur ajo kryen detyrën për të cilën është krijuar e për të cilën paguhet nga taksat e popullit shqiptar.


1 Comment

  1. policia e leshit.qe mbjell,korr,paketon e trafikon drog per edvim fatmit sajmir xhaf tahir balil habil ramen.
    o sa mir me qen qelbsir o hej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *