• |
ide | kryesore

Artan Hoxha: Me kë ishte Orest Sota në makinë dhe pse nuk e tregon policia?

Lajme, Të fundit



Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi se në makinë me Orest Sotën, që u kap në Elbasan me 860 mijë euro në makinë dhe dy patenta lundrimi të Saimir Tahirit, ka qenë edhe një person tjetër.

Sipas Hoxhës, nuk ishte Orest Sota ai që drejtonte makinën. Ai zbuloi se makina “Range Rover” kaloi postobllokun dhe policia pa dy persona brenda, por kur ata arritën në ambientet e kompanisë “Kurum”, aty është gjetur vetëm Sota, i cili ishte pa patentë.

“Makina ka shkuar tek postblloku, i është bërë shenjë të ndalonte, por nuk ka ndalur dhe ka ecur. Më pas ka hyrë në ambientet e kurimit, ku ka pretenduar se do të blinte 4 mijë ton hekur.

Policët kanë parë 2 persona në makinë dhe në drejtimin e makinës nuk ka qenë Orest Sota. Ku është ky njeri, pse policia thotë se është vetëm një njeri?” – tha gazetari Artan Hoxha në edicionin e lajmeve tek syri.

“Pse nuk është bërë publik personi i dytë? postblloku ka parë dy, kur ka hyrë tek Kurumi policia ka parë vetëm një njeri. Në postbllok janë parë dy persona në makinën Range Rover” – theksoi Hoxha gjatë intervistës së tij. ©LAPSI.AL 



2 Comments

  1. edvin qelbesir rama sonte kish organizuar ter kazanet ne ter tv.ne news 24 andi bushatin e artan derrkuc hogjen,ne top sokol pallen e anila hogjen,ne ora news anila bashen e aleksander qipen,ne vizion bazen qelin.po i lajn rames qelbin por nuk po mund ta pastrojn.era qelb i vjen.

  2. si genjen derri kazan artan hogja.njeher thot se ter kurumi esht i mbuluar me kamera ,pastaj thot po te donte polici mund ti zhdukte patentat e tahirit.e si ti zhdujte kur filmohej nga kamerat pra.ky bythlares i ripjerdhjes mundohet te laj tahirin e ramen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *