• |
ide | kryesore

Donald Lu i përmendi Rroshin dhe Ndokën, vjen përgjigjia e Ramës

Lajme, Të fundit

Mes emrave që solli si shembull të kapjes së politikës nga krimi, ambasadori amerikan Donald Lu përmendi dy prej njerëzve më të afërt të Edi Ramës në 4 vitet e shkuara. Elvis Rroshi dhe Arben Ndoka u sollën në politikë personalisht nga vetë Edi Rama që siç i pëlqen të shprehet tani “jo gjithmonë bie dakort me Donald Lu-në”.
Por në nisje të planit-operacional “Forca e Ligjit”, Rama ka bërë një vesh shurdh për fjalimin e ambasadorit amerikan dhe ka rënë plotësisht dakort me të. Megjithëse i duhet të braktisë disa nga miqtë e vjetër, e ka përshëndetur mbërritjen e agjentëve të FBI dhe atyre europianë për goditjen e krimit, duke ia lënë fajin opozitës dhe gazetarëve, që sipas tij po pengojnë drejtësinë e re.
“LUFTA ME KRIMIN NUK ËSHTË LOJË POLITIKE dhe mes qeverisë që lufton krimin e atyre që luajnë politikisht e mediatikisht me krimin për baltosjen e qeverisë, dallimi është i qartë: Nga LUFTA fiton Shqipëria dhe njerëzit e zakonshëm të saj. Ndërsa nga LOJA ziejnë kazanet e politikës e të medias që helmojnë papushim opinionin për hesape mizerabël, politike e financiare, por EDHE PËR TË PENGUAR DREJTËSINË E RE që po vjen” shprehet Rama, që ç’është e vërteta prej kohësh nuk është parë në shoqërinë e kriminelëve dhe banditëve që futi në Partinë Socialiste.

2 Comments

  1. ramen,vllahutin ,ly e lu duhet te ngulur ne te stalinit hu,se keta ket e kan merak qe ne lindje bab i kan then.me ardhjen e qelbesirave ne poste e pushtet siq jan ruqi,baba taku,tahiri,vllahutin,ly e lu shqiperia ne kolumbi,siri,avganistan e siri u shenderru. uf harrova ilirika monik kryemadh meta.

  2. paramendo qe ne vitin 2017 bijet e stalinit,mao ce dunit e tito popoviq shqiperin ta bejn shtet.edvin kristaq moskv stalin rama,mao LU ce dun ,qu en LY(LLAJ) e jovanka rankoviq,popoviq tito vllahutin.kjo vertet esht te han mutin per mjalt,leshin e negjmijes per sup e zhelet e rames per afrozodiak per pedera e gej si erionka,ditiri etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu