• |
ide | kryesore

FMN shpreh pakënaqësi për Paketën Fiskale të Ramës: Po reduktohet transparenca e ligjeve të taksave

Lajme, Të fundit



Pas miratimit të Paketës Fiskale të miratuar nga Këshilli i Ministrave, ka folur edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Përfaqësuesi i përhershëm i FMN në Shqipëri Jens Reinke ka shprehur hapur pakënaqësitë që ka në lidhje me Paketën Fiskale të miratuar nga qeveria Rama. Ai është shprehur se ulja e kufirit të TVSH-së, lehtësitë për hotelet me 4 dhe 5 yje dhe, sidomos fakti që Paketa Fiskale i jep fuqi të madhe për të vepruar lirisht Këshillit të Ministrave.

Ai shton se nuk është e qartë se si përfitimet nga taksat për hotelet do të kthehen në përfitime për Shqipërinë, teksa vendi ka probleme me infrastrukturën dhe të drejtën e pronësisë. Përfaqësuesi i FMN-së ka përsëritur thirrjen për të pasur kujdes me projektet e Partneritetit Publik Privat, që ato të zgjidhen sipas një analize të qartë kosto-përfitime dhe të raportohen sipas standardeve ndërkombëtare, në mënyrë që të shmanget borxhi i fshehur.

Ne e mirëpresim faktin që qeveria mbetet e angazhuar për konsolidimin fiskal dhe ka vazhduar me reformën e taksës së pasurisë, por theksojmë se disa ndryshime specifike në politikën e taksave janë faktor për rrezik. Në veçanti, ndryshimet në kufirin e TVSH-së dhe trajtimi preferencial për sektorin e hoteleve duket se e minojnë barazinë e sistemit të taksave. Paketa Fiskale i jep fuqi të madhe për të vepruar lirisht Këshillit të Ministrave, duke reduktuar në këtë mënyrë transparencën e ligjeve të taksave.” – tha Reinke për Monitor.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *