• |
ide | kryesore

Video/ Debate të forta edhe në Komisionin e Arsimit, Albana Vokshi përplaset me Ilir Beqajn

Lajme, Të fundit


Edhe Komisioni i Arsimit në Kuvend është zhvilluar me debate të ashpra mesditën e sotme. Ka qenë kryetarja e komisionit Albana Vokshi ajo që ka debatuar me ish-ministrin e shëndetësisë, anëtar i këtij komisioni, Ilir Beqaj. Debati ka ardhur pasi mazhoranca abstenoi ditën e sotme për kërkesën qe gazetarët të thirren në seance në lidhje me fyerjet dhe ofendimet e bëra nga Edi Rama disa ditë më parë.

Vokshi ka akuzuar ish-ministrin se reformat e bëra nga ai nuk kanë dhënë asnjë lloj efekti dhe se kanë sjellë pasojat e gabuara. Gjithashtu Vokshi i tha Beqajt se ku i fundit dhe reforma në drejtësi janë dy skaje të kundërta. Ndërkohë Beqaj i është përgjigjur se Vokshi shumë herë ka folur politikisht, ndërsa në gjykatë është shprehur se nuk mban përgjegjësi kur flet politikisht.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *