• |
ide | kryesore

Zhduket prej një jave avokati Besnik Muço

Lajme, Të fundit



Prej disa ditësh avokati Besnik Muço rezulton i zhdukur. Denoncimin në polici e ka bërë bashkëshortja e tij. Sipas saj ai ishte nisur në Itali më datën 2 nëntor me linjën Adria, por nuk ka zbritur në portin e Barit. Në Itali avokati do të takohej me bashkëshorten pasi aty jeton familjarisht prej vitesh. Dijeni për vendndodhjen e tij nuk kanë as miqtë apo të afërmit në Shqipëri. Policia ka nisur hetimet, ndërsa pritet të sekuestrojë kamerat e sigurisë së tragetit, për të parë të gjitha lëvizjet e avokatit.

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *