• |
ide | kryesore

FNSH operacion në Elbasan, arrestohet i kërkuari nga Interpoli (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga Tirana në bashkëpunim me oficerët e Narkotikëve në Policinë e Elbasanit, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative bënë arrestimin e Afrim Tarelli (Zeneli), 45 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij është bërë sepse ai është shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore e Interpol Tiranës më datë 25 mars 2014.

Shpallja në kërkim e tij është bërë sepse Gjykata e Apelit në Torino me vendim të datës 22 prill 2011, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burg për akuzën e “trafikimit të narkotikëve kryer në bashkëpunim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *