• |
ide | kryesore

Prokuroria kërkon 57 vite burg për pesë të pandehurit e dosjes së Lazaratit

Lajme, Të fundit



Prokuroria e ka mbyllur dosjen “Lazarati 2014” dhe ka dhënë pretencën së bashku me vitet e dënimit që ka kërkuar për secilin nga të arrestuarit.

Në seancën e zhvilluar sot te Krimet e Rënda, Prokuroria në pretencë ka kërkuar 57 vite burg për pesë të pandehurit Arbjon Aliko, Gurgaz Skënderi, Alfred Proko, Enrik Skënderin dhe Beqo Brahimajn.

Prokuroria ka kërkuar për këta shtetas konkretisht dënimet me 14 vite burg për Alikon, 13 vite burg per Skënderin, 11 vite burg per Prokon, 8 vite per Beqo Brahimajn dhe 11 vite burg për Enrik Skënderin.

Pesë të pandehurit janë pjesë e grupit të Gate Mahmutajt, por procesi ndaj tyre ka vijuar i pavarur nga ai i kreut të grupit.

Gate Mahmutaj akuzohet edhe për vrasjen e efektivit të RENEA në vitin 2015, Ibrahim Basha. Pretenca e sotme nuk ka lidhje me vrasjen e oficerit te policise gjate perplajses me arme ne Lazarat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *