• |
ide | kryesore

Chuck D sjell librin me informacione rreth Hip Hop (Foto)

Paparazzi, Slider



Reperi, autori, producenti dhe aktivisti Chuck D ka lindur në New York në vitin 1960. Si lider i grupit të hip hop-it, Public Enemy, ai ndihmoi të kthehej në trend hip hop-i që prekte problematikat në lidhje me politikën. Ka bashkëpunuar me shumë artistë e tani është pjesë e Prophets of Rage, bashkë me anëtarin e mbetur të Cypress Hill, B-Real. Në 1999, Chuck D themeloi “rapstation.com”, një rrjet radiosh. Një nga punët e tij tashmë është edhe libër “Chuck D Presents This Day in Rap and Hip-Hop History”.
Në një intervistë për The Guardian ai ka folur ndër të tjera edhe për këtë libër. “Ka disa mite urbane në lidhje me muzikën hip hop. Por unë jam për faktet. Kam shkruar një këngë për këtë gjë…Është e çuditshme por në këtë të ashtuquajturën epoka e informacionit, informacionet për hip hop-in nuk janë shoqëruar mjaftueshëm me fakte. Njerëzit kanë të gjithë opinionet e tyre që i shfaqin në rrjet që shpesh nuk janë të bazuar në fakte, dhe kjo sjell si pasojë keqinformimin. Ky libër ishte i domosdoshëm për këtë zhaner muzikor. Nuk mund të kërkosh që gjërat të ndodhin vetëm duke uruar që të ndodhin, por duhet t’i bësh vetë ato.”- është përgjigjur Chuck D pasi gazetarja e ka pyetur për idenë e shkrimit të librit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *