• |
ide | kryesore

Frikë nga trafiku i drogës, Qeveria blen radarë nga Amerika

Lajme, Të fundit



Pas akuzave dhe debatit mbi funksionimin e radarëve në hapësirën ajrore, duket se qeveria shqiptare e ka marrë seriozisht këtë çështje. Sot është miratuar kontrata e Ministrisë së Mbrojtjes me një kompani amerikane për blerjen e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës ajrore FAZA 1.

Opozita ka akuzuar në vijimësi Ministrinë e Mbrojtjes se qëllimisht janë fikur radarët për të favorizuar grupet e trafikut të drogës. Skandali u zbulua nga një letër-këmbim mes drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *