• |
ide | kryesore

Një nga zyrtarët e policisë që kërkohet për t’u arrestuar mund të jetë larguar në SHBA

Lajme, Të fundit



Sokol Bode është një prej zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit për të cilin Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër arresti. Bode ka qenë shefi i policisë kufitare në Dhërmi.

Më pas u transferua në Policinë e Shkodrës, por pas publikimit të dosjes ‘Habilaj’, doli edhe një foto e tij me një Moisi Habilajn. Sokol Bode është personi në anën e majtë të kësaj fotoje, ku në mes qëndron Moisi Habilaj, kreu i organizatës kriminale që trafikonte drogë drejt Greqisë.

Pas publikimit të fotos ai u largua nga Policia e Shkodrës, ku shërbente pasi la detyrën e shefit të policisë kufitare në Dhërmi. Burime të Lapsi.al thonë se ka dyshime që Bode të jetë larguar drejt SHBA-së fill pas publikimit të kësaj fotoje. Sidoqoftë kjo mbetet për t’u konfirmuar.

Për momentin nuk dihet ende kur do të ekzekutohen tre urdhër arrestet e Prokurorisë. Veç Sokol Bodes ka mandat arresti edhe për Jaeld Celën, ish drejtorin e policisë Vlorë dhe Gjergj Kohilën, shefin e krimeve të Vlorës.

©LAPSI.al 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *