• |
ide | kryesore

Pas 4 vitesh nga bashkëpunimi i parë Miriami dhe Albani sjellin klipin e ri (Video)

F1, Paparazzi



Katër vite më parë Albani dhe Miriami sollën duetin “Let me die for you”, një këngë që do të qëndronte gjatë në playlistat e fansave të tyre.

Ky ishte bashkimi i tyre i parë si çift në jetën profesionale. Por kjo nuk do të ishte kënga e tyre e fundit. Para pak kohësh u bë i ditur lajmi për një bashkpunim tjetër mes dyshes, dhe ja ku erdhi. “Dhurata” është projekti i tyre më i ri dhe mesa duket është një dedikim për vajzën e tyre në këtë ditë lindje, Ameli.

Në rrjete sociale, Miriami ka publikuar këngën e re dhe ka shkruar disa fjalë vërtetë emocionuese dedikuar të bijës.

“Gezuar Datelindjen zemra e mamit.
Sot qielli eshte i paster per te dhuruar te gjitha rrezet e diellit qe ti meriton ne kete dite te madhe. Asgje nuk dua me shume ne jete se lumturine tende. “Ti je dhurata me e bukur ne jete, je te gjitha pergjigjet, je suksesi i vertete.”
Gezuar shpirt me kete kenge ty dhe cdo prindi, femije e cdo shqiptari kudo ne bote ”, ka shkruar ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *