• |
ide | kryesore

Gjendje alarmante nga moti i keq, thirrje nga ministrja e Mbrojtjes: Bashkëpunoni me institucionet

Lajme, Të fundit



Thuajse i gjithë territori i Shqipërisë është përfshirë këtë të enjte nga një mase e madhe reshjesh shiu të cilat janë shoqëruar dhe në shumë pjesë të vendit me shtrëngata ere.

Në lidhje me situatën meteoroligje e cila pritet të përshkallëzohet në ditët në vijim ka reaguar dhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me strukturat e shtetit për parandalimin e çdolloj situate të rrezikshme e cila mund të vijë për shkak të reshjeve.

“Janë porositur të gjithë prefektët e qarqeve, drejtuesit e Bashkive për marrjen e masave urgjente për përballimin e çdo situate emergjente për garantimin e jetesës normale të komunitetit. Jemi duke diskutuar me ministritë e linjës për të garantuar furnizimin me ujë dhe energji, si dhe të punohet për mundësimin e kullimit të ujërave. Po punohet me Ministrinë e Transporteve për lëvizjen e mjeteve në rrugë”, tha ministrja Xhaçka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *