• |
ide | kryesore

Dosja ‘Habilaj’, Elona Gjebrea shkon fshehurazi në Prokurori

Lajme, Të fundit



Ish-zv/ministria e Brendshme Elona Gjebrea është paraqitur një ditë më parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ka dhënë deklarime lidhur me çështjen e udhëtimeve me makinën e Habilajve në Greqi.

Gjebrea ka shkuar vetë në prokurori, në një kohë kur kjo e fundit nuk e kishte ftuar, dhe se gjatë qëndrimit për gati 1 orë e 30 minuta në ambientet e kësaj prokurorie, ajo u ka dhënë përgjigje pyetjeve të njërit prej prokurorëve të kësaj çështjeje.

Lajmi për praninë e ish-zv/ministres së Brendshme Gjerbrea, njëherësh deputete e PS nuk është konfirmuar nga burimet e prokurorisë, por nga forcat e sigurisë së këtij institucioni. Një burim pranë forcës së sigurisë i tha “Shqiptarja.com” se Gjebrea ka qenë në mesditën e djeshme në prokurori, ndërkohë ka shtuar se hyrja e saj në këtë institucion është kryer nëpërmjet tunelit dhe po nga andej nga dalë sërish.

Ndërkohë asnjë nga anëtarët e grupit hetimor që po kryejnë verifikime për të dyshuarit në dosjen “Tahiri” nuk e kanë konfirmuar praninë e Elona Gjebreas në prokurori.

Por jo zyrtarisht prokurorët thonë se Gjebrea nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje. Ka shumë gjasa që Gjebrea të ketë treguar në prokurori se kush ishte denstinacioni i këtij udhëtimi dhe nëse kanë takuar persona të ndryshëm, dhe më konkretisht ndonjërin nga vllezërit Habilal/shqiptarja



2 Comments

  1. Genjeshter.
    Prokuroria nuk e konfirmon por e konfirmoka ‘ nje burim prane forces se sigurise’ .. ????
    ‘ hyri dhe doli ne menyre te fshehte nga tyneli i prokurorise’ …
    Edhe shkoi vete ne prokurori por dhe nuk ju pergjigj pyetjeve te prokuroreve ????
    ahaha.. keta vazhdojne ta marrin popullin per dele. HISTORIA KONSPIRATIVE U KRIJUA. Tani analistet do ta marrin kete si nje fakt te kryer dhe do bejne analizat e tyre ky si gjithone ‘ KOKA E KUCEDRES ESHTE Rama’ ..
    O portale , o gazetare kur genjeni mos e beni kaq trashe.

  2. Shi kur tdali naji lajm tashi qe e ka konfrimu kaldaisti i prokuroris ne masanej do ta rikonfirmoj ne ai qe shet gazeta para prokuroris.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *