• |
ide | kryesore

Gjiknuri mesazh shkodranëve: Hidrocentralet e Drinit i kemi nën kontroll!

Lajme, Të fundit



Ndërsa në jug situata e përmbytjeve është jashtë kontrollit, të paktën hidrocentralet e kaskadës së Drinit në pjesën veriore janë nën kontroll. Një mesazh i Damian Gjiknurit nga rrjetet sociale qetëson banorët e zonës së NënShkodrës, që e kanë parë veten në situata alarmante kur digat e hidrocentraleve janë hapur.
“Gjatë orëve të fundit është konstatuar një rënie e sasisë së prurjeve në basenin e hidrocentralit të Fierzës. Aktualisht, kuota e nivelit në këtë hidrocentral ka arritur në 274.66 m ndërsa prurjet janë në masën e 600 m3/s. Në hidrocentralin e Komanit prurjet janë 250 m3/s ndërsa kuota është në 172.27 m. Në hidrocentralin e Vaut të Dejës, prurjet janë 50 m3/s ndërsa kuota ka arritur në 75.10 m. Aktualisht nuk ka shkarkime në asnjërin nga tunelet e të tre hidrocentraleve. Situata paraqitet nën kontroll të plotë” shkruan Gjiknuri duke u dhënë një mesazh qetësie për banorët e zonës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *