• |
ide | kryesore

Fluturime “low cost” nga Tirana në Londër, ky është çmimi i biletës

Lajme, Të fundit



Wizz Air, operatori hungarez i fluturimeve me çmime të ulëta, që pas Budapestit, pritet të nisë fluturimet direkte nga Tirana drejt Londrës ka publikuar tashmë kalendarin e fluturimeve drejt kryeqytetit anglez.

Fluturimet do të nisin në datën 31 maj dhe do të jenë 3 herë në javë, të hënë, të enjte dhe të shtunë, nga Rinasi në aeroportin e London Luton.

Por, sa do të kushtojnë fluturimet?

Nëse prenoton sot, për nisjet në ditën e parë, 31 maj, bileta me një drejtim nga Tirana në London Luton kushton 70 euro, raporton Monitor.

Por, është kthimi ai që e rëndon faturën.

Në datën 9 qershor, kthimi nga London Luton në Tiranë kushton 160 euro, duke e çuar faturën në total në 230 euro.

Me afrimin e verës, biletat shtrenjtohen edhe më shumë, duke iu afruar 300 eurove dhe madje, edhe duke e kaluar atë.

Një biletë vajtje-ardhje në datat 25 gusht me 30 gusht arrin deri në 340 euro.

Nëse e krahasojmë me linjat e tjera ajrore normale, biletat nuk janë edhe aq të lira.

Një udhëtim për në London Heathrow, me tranzit përmes Vjenës, kushton 243 euro për datat 31 maj dhe 7 qershor, ndërsa në verë, po me këtë linjë, çmimi shtrenjtohet në rreth 300 euro.

Më i lirë nga Mali i Zi

Udhëtim realisht low cost për në Londër mund të bëhet nga Podgorica e Malit të Zi, ku vepron operatori tjetër low cost, Ryanair.

Bileta vajtje-ardhje në datat 30 maj-6 qershor për në London Stansted kushton 120 euro.

Nga Tirana në Londër, me Wizz Air, biletat fillojnë e bëhen më të lira vetëm nga fundi i shtatorit.

P.sh, nëse prenoton sot, për një udhëtim vajtje-ardhje 22-29 shtator mund të gjesh biletë edhe me 120 euro.

Ndërsa po me Wizz Air në Londër, përmes aeroportit të Ohrit, çmimet e biletave vajtje-ardhje janë pak a shumë njësoj si nga Tirana, rreth 230 euro në maj-qershor dhe 300 euro në korrik-gusht.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *