Protesta të shumta shpërthyen në Rripin e Gazës, pas vendimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.
Qindra palestinezë dolën rrugëve në qytetin e Gazës duke mbajtur banderola dhe djegur foton e Presidentit amerikan, pak orë pas deklaratës së tij se do të shohim një lëvizje të ambasadës së SHBA-së nga Tel Avivi në Jeruzalem.
Duke folur për Al Jazeera nga Gaza, udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniya e përshkroi vendimin e Trump si një “agresion flagrant”
“Ky vendim është një rrezik i pakalueshëm që nuk do të pajtohet me palestinezët, arabët dhe myslimanët,” tha ai.



