• |
ide | kryesore

Avokati Italian: Ja si gënjeu Saimir Tahiri për hetimin në Itali

Lajme, Të fundit



Dokumenti që nxori Saimir Tahiri para mediave më 24 tetor për të treguar se nuk po hetohet nga Prokuroria e Katanias është fals. Ky është përfundimi që ka arritur Top Channel pasi është konsultuar me 3 avokatë në Itali. Ja se si e ka komentuar avokati Italian Gofrredo D’Antona dokumentin e tahirit të krahasuar me një dokument original. “Dokument të tillë nuk kam parë kurrë. Jo vetëm që nuk kam parë, por nuk janë të tillë dhe mund ta shohim. Është e dukshme! mungojnë një sërë gjërash. Së pari nuk është logo e Republikës së Italisë, që duhet të jetë në çdo akt zyrtar italian. Nuk është barkodi, që është një kod që shërben për të identifikuar aktin dhe cili e ka lëshuar këtë akt. Ka një numër protokolli dhe mbi të gjitha, këtu thuhet: Nuk rezultojnë regjistrime. Duket sikur dikush e ka parë këtë dhe e ka shkruar në mënyrë pak të shpejtë, sepse ligji italian nuk thotë nëse ka apo jo regjistrime, por thotë: Nuk rezultojnë regjistrime të mundshme për t’u njoftuar. Por e përsëris, ka një dallueshmëri objektive. Mjafton që të shikoni, ky është origjinali ky është dokumenti që më keni treguar. Janë te papërputhshëm! Jo të ndryshëm, të papërputhshëm. Ky është një dokument fals. Domethënë, nuk mund ta them që është fals, është një krim i rëndë “falsifikimi i akteve publike”. Është një nga krimet më të rënda të parashikuara në kodin tonë penal”, tha avokati, Gofrredo D’Antona.



3 Comments

  1. O qorr po paske qene fare ordiner.po ç’mendon ti mor kastravec se je me i zgjuari ne kete bote.nje akuze me shume per ty.behu gati per burg.kot perpelitesh.

  2. “Top Channel” po nuk ishte nevoja te konsultoheshi me avokate fare!! Mjaftonte te futeshi ne web dhe do te shikonit se cfare dokumentash leshon prokutoria italiane per ta kuptuar qe ajo qe u servir nuk ka pike lidhjeje. Ajo qe leshon prokuroria italiane quhet”certificato carichi pendenti” qe tregon nese ka aktualisht ndonje procedim ndaj dikujt apo jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *