• |
ide | kryesore

Emiljano Shullazi kërcënon prokuroren e çështjes: Kam inçizime për ty!

Lajme, Të fundit

Emiljano Shullazi deklaron se disponon përgjime ku prokurorja mëson dëshmitarët se çfarë të thonë në gjyq.
“Kemi incizime për ju kur mësoni dëshmitarët sesi të flasin në Gjykatë” i ka thënë Shullazi prokurores gjatë seancës gjyqësore sot. Në seancë u bë ballafaqimi i noteres Aida Spahiu dhe biznesmenit Ylvi Beqaj. Dy prokurorët e çështjes janë Elisabeta Imeraj dhe Eneid Nakuçi.
Shkak i ballafaqimit janë bërë deklarime kontradiktore të tyre në lidhje me kërcënimet që sipas prokurorisë, ata kanë marrë nga Emiljano Shullazi.
Seancën e kaluar avokatët e Shullazit kanë kërkuar pushimin e çështjes duke akuzuar se prokurorët nuk janë seriozë në përfaqësimin e çështjes në gjykatë. Prej muajsh në Gjykaten e Krimeve të Rënda ka nisur shqyrtimi i dosjes për Emiljano Shullazin dhe katër anëtarët e tjerë të grupit, të akuzuar për disa vepra të rënda penale që nga gjobëvënia e deri te kërcënimi për jetën.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu