• |
ide | kryesore

Këta janë çiftet që i dhanë fund mardhënies së tyre në 2017-ën

F1, Paparazzi



Përgjithësisht në fundvit bëhet bilanci i ngjarjeve që kanë ndodhur përgjatë muajve të kaluar.

Në botën e showbizit shqiptar, viti 2017 nuk ka qenë njw nga w tw mirwt pwr  shumë prej VIP-ave të njohur të cilët kanë përjetuar ndarje nga partnerët e tyre.

Kwta janw çiftet qw iu dhanw fund mardhwnies brenda vitit 2017. Jeta e tyre ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Hueyda El Said i habiti të gjithë kur deklaroi ndarjen nga partneri i saj Mishel. Ajo zbuloi gjithashtu se kjo erdhi si pasojë e tradhëtisë së tij. Megjithatë Hueyda e mori shpejt veten nga ndarja dhe vetëm pak kohë më parë pranoi se ishte në një lidhje të re.

Klaudia Pepa dhe Albi Nako – Divorci i balerinës Klaudia Pepa nga koreografi Albi Nako mbetet padyshim një nga ngjarjet më të bujshme të vitit që po lëmë pas. Pas disa vitesh martesë çifti i njohur vendosën t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre. Zhurma për divorcin e tyre u bë edhe më e madhe kur në një intervistë Klaudia e quajti Albin vëlla të madh. Megjithatë koreografi shtoi se Klaudia do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij.

Bora Zemani dhe Vin Veli janë përfolur disa herë për një ndarje të mundshme këtë vit, por çifti vazhdimisht e mohonte një gjë të tillë. Së fundmi zërat për një krisje midis tyre u bënë dhe më të fortë dhe DJ Vin Veli konfirmoi dje në një intervistë se marrëdhënia e tij me moderatoren sportive ka përfunduar tashmë.

Jonida Maliqi dhe Gent Prizreni -Këngëtarja e njohur e muzikës Jonida Maliqi ka qënë gjithmonë shumë e rezervuar për sa i përket jetës së saj private. Këtë vit ajo pohoi divorcin e saj nga biznesmeni Gent Prizreni, pas një marrëdhënie 17-vjeçare. Në një intervistë së fundmi ajo shtoi se qendra e botës së saj mbetet djali i tyre.

Big Mama – Pas ndryshimit drastik në pamje, Big Mama pranoi hapur lidhjen e saj të dashurisë por pa e bërë asnjëherë publik partnerin. Në media madje u hapën fjalë se ajo do të martohej. Por papritur dasma u anulua dhe këngëtarja deklaroi se ishte ndarë nga i dashuri dhe nuk kishte më vend për rikthim.

 

Bruno dhe Arta- Ata kanë qenë një ndër çiftet më të dashur për publikun. Mirëpo ndarja erdhi dhe nuk u bë kurrë publike arsyeja. Gjithsesi çifti ruan një kujtim shumë të bukur së bashku siç është videoklipi i këngës A më do, ku shfaqen së bashku dhe shumë të dashuruar.

Pirro Çako dhe Sisi – E shumë komentuar ka qënë edhe ndarja e kantautorit Pirro Çako nga partnerja e tij disa vite më e re, Sisi. Pas një marrëdhënie 5-vjeçare ata u ndanë dhe nuk u prononcuan për arsyen që i çoi deri aty.

Stresi dhe Kejsi – Këtë vit Stresi pranoi publikisht lidhjen e tij me vajzën simpatike e cila quhej Kejsi. Madje ai deklaroi se shumë shpejt do t’i jepte fund edhe beqarisë. Por jo çdo gjë shkoi mirë për ata të dy pasi reperi me anë të disa postimeve në Instagram tregoi se ishte ndarë nga e dashura e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *