• |
ide | kryesore

Pranga kontrollorëve të Kapshticës, merrnin 7 mijë euro për azilkërkuesit

Lajme, Të fundit



Një kontrollor i pikës së kalimit kufitar Kapshticë dhe dy persona të tjerë u arrestuan, sepse lejonin kalimin e azilkërkuesve shqiptarë për në Francë, ndër ta edhe të fëmijëve të mitur, të pashoqëruar nga prindërit. Kontrollori dhe sekserët paguheshin rreth 6-7 mijë euro.

Të arrestuarit janë Artan Ceno, 44 vjeç, punonjës policie me detyrë kontrollor në pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, Majlinda Seiti, 52 vjeçe, lindur e banuese në Korçë dhe Adriano Kocoli, 52 vjeç, lindur e banues në Korçë.
Azilkërkuesit kalonin përmes kufirit të gjelbër drejt Greqisë e Maqedonisë në mënyrë ilegale, mes tyre me destinacion final Francën për azil kërkim.
Të arrestuarit “kanë kaluar nga kufiri i gjelbër, fëmijë të mitur, të cilët më pas kërkonin azil si të pashoqëruar, në vende të ndryshme të Europës” njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *