• |
ide | kryesore

71 zv.ministrat e Ramush Haradinajt, vetëm 5 janë gra

Lajme, Të fundit



Sikur në odë burrash u mbajt takimi i parë i kryeministrit të Kosovës bashkë me zëvendësministrat prej të cilëve kërkoi përgjegjësi brenda dikastereve ku ata janë emëruar, e sigurisht, dominonte gjinia mashkullore. Kabineti qeveritar i Kosovës deri tani përbëhet nga Ramush Haradinaj kryeministër, 5 zëvendëskryeministra, 21 ministra e 71 zëvendësministra.

Por, në mesin e këtyre 71 zëvendësministrave, janë vetëm 5 gra. Emërimi i zëvendësministrave bëhet nga kryeministri, pas propozimeve që ia dërgojnë partitë politike. Nga 71 zv.ministra, 51 janë shqiptarë ndërsa pjesa tjetër nga minoritetet. Por siç duket deri tani problem e zhurmë e madhe u bë vetëm për numrin e madh të zëvendësministrave, e jo edhe numrin e vogël të gjinisë femërore./koha.net



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *