• |
ide | kryesore

Meta flet për çizmen e Monikës drejt Ramës: Ajo ka bërë zgjedhjen e saj…

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka komentuar për herë të parë në publik ngjarjet e dhunshme në Parlament gjatë seancës kur u zgjodh kryeprokurorja e re. Ai është pyetur në ‘Opinion’ edhe për gjestin e bashkëshortes së tij, e cila qëlloi me çizme kryeministrin Edi Rama, si dhe nëse e ka diskutuar këtë episod me Monika Kryemadhin.

“Janë ngjarje të papranueshmë në tërësinë e tyre. Nënvizojë rëndësinë e dialogut. Sigurisht edhe ajo është e papranueshme, mos prisni të them që ishte biblike. Por Monika ka bërë zgjedhjen e saj dhe mban vetë përgjegjësi përpara ligjeve, rregullores së Kuvendit dhe opinionit publik”, u shpreh Presidenti Meta.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *