• |
ide | kryesore

Dokumenti/ Kongresmenët amerikanë: Rishikoni ndihmat për votat kundër në OKB

Lajme, Të fundit



Një projektrezolutë e dërguar në Komisionin e Jashtëm në Kongresin amerikan shpreh zemërim për miratimin e rezolutës së propozuar nga Turqia në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për të mos njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Disa kongresmenë amerikanë, përmes draftit të depozituar rreth një javë më parë, mbështesin dekretin e datës 6 dhjetor të Presidentit Donald Trump, që njeh Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe kalimin e ambasadës së SHBA-së nga Tel Avivi drejt kryeqendrës së re. Përmes pr/rezolutës i bëhet thirrje Presidentit Trump që të udhëzojë Sekretarin e Shtetit që të paraqesë në Kongres një raport mbi statusin e ndihmës ndaj vendeve që votuan pro rezolutës në OKB.

Rezoluta e paraqitur nga Turqia u kundërshtua nga 9 vende, mes të cilave edhe SHBA dhe Izraeli, ndërsa 35 vende, mes të cilave 6 të BE-së, abstenuan. Shqipëria u rreshtua mes 128 vendeve që mbështetën rezolutën që kundërshtonte qëndrimin amerikan për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, ndërkohë që një qëndrim të tillë mbajti edhe Kina, Rusia, Serbia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *