• |
ide | kryesore

Berisha shpjegon largimin e Sheraton nga Shqipëria, asnjë reagim nga qeveria

Lajme, Të fundit



Për ish kryeministrin Berisha, dita e largimit të Sheraton nga Shqipëria është ditë zie për turizmin shqiptar. Ish kryeministri shkruan në rrjetet sociale se pa largimit të “Sheraton” janë “interesat mafioze” të vëllezërve Rama.
“Ky largim ka lidhje direkt me interesa mafioze ne hoteleri te Edivn dhe Olsi Rames! Shtoj ketu se ne kater vitet e fundit ne Shqiperi nuk ka ardhur asnje investitor serioz, nderkohe qe jane larguar me qindra te tille” shkruan Berisha që kujton edhe largimin e menaxherit të kompanisë Omniks me një investim prej 1.5 miliard dollarë në Lalëz.
Për largimin e “Sheraton” nuk ka asnjë reagim nga qeveria. Në prezantimin e projektbuxhetit për vitin 2018 në parlament, kryeministri Rama tha se “vendi ka nevojë emergjente për hotele me pesë yje”. Për vitin që vjen parashikohet që hotelet me pesë yje të paguajnë vetëm 6% TVSH dhe jo 20%.©Lapsi.al



2 Comments

  1. Ça ka per te fyer ktu o komunisti me siper? S’ka asnje reagim nga qeveria per largimin e Sheraton dhe Berisha ka nje menyre shpjegimi te tijen….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *