• |
ide | kryesore

Kryetarët e komunave në Kosovë ‘kopjojnë’ Ramën, heqin nga zyra foton e Presidentit Thaçi

Lajme, Të fundit



Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, ka hequr fotografinë e presidentit Hashim Thaçi nga zyra e tij, duke e zëvendësuar atë me fotografinë e heroit të luftës, Adem Jashari. Kjo vërehet në një foto të publikuar në Facebook nga Mimoza Kusari Lila gjatë një takimi që ajo pati me kryetarin e sapozgjedhur të kësaj komune.

Haskuka bëhet kryetari i dytë i dalë nga zgjedhjet e fundit lokale që në zyrën e tij zëvendëson fotografinë e Thaçit. Xhafer Tahiri, kryetari i Vushtrrisë që është pjesë e LDK-së, ditë më parë ka zgjedhur që në vend të presidentit Thaçi të mbajë në muret e punës fotografinë e veprimtarit Hasan Prishtina.

Këto veprime të kryetarëve të sapozgjedhur të komunave në Kosovë, të kujtojnë atë që bëri Edi Rama kur erdhi në pushtet në vitin 2013. Një nga tre vendimet e para të tij si Kryeministër ishte zëvendësimi i fotos së presidentit Nishani me foton Ismail Qemalit.

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *