• |
ide | kryesore

Barack Obama refuzon ftesën për dasmën e Prince Harry

Paparazzi, Slider



Në dasmën e cila është planifikuar të zhvillohet në muajin maj të këtij viti midis princ Harry dhe Meghan Markle duket se do të mungojë një nga miqtë e familjes mbretërore, që është ish presidenti i SHBA-ve, Barack Obama së bashku me familjen e tij. Arsyet i ka shpjeguar Duncan Larcombe, biografi mbretëror, sipas së cilit është e pamundur që familja Obama të marrë një ftesë për dasmën midis princ Harry dhe Meghan Markle pasi një gjë e tillë theksoi ai do të ndikonte në acarimin e marrëdhënieve diplomatike me SHBA. Sipas lajmeve të publikuara në DailyMail, Ministria e Jashtme është e shqetësuar për shkak të raportit aktual me SHBA, pasi presidenti Donald Tump ende nuk ka vizituar Mbretërinë e Bashkuar apo të ketë bërë një takim zyrtar me mbretëreshën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *