• |
ide | kryesore

Kryemadhi akuza Ramës: I çoi në polici protestuesit e Torovicës, që të mos i prishej dekori i aktivitetit

Lajme, Të fundit
kryemadhi .jpg



Nga një takim me strukturat e partisë në Vlorë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama. Teksa akuzoi kryeministrin Rama se po tenton të marrë në dorë të gjitha institucionet e drejtësisë, Kryemadhi tha se socialistet dhe të gjithë qytetarët janë të pakënaqur nga qeverisja. Gjatë fjalës së saj, kryetarja e LSI ka treguar disa detaje nga protesta e djeshme e banorëve të Torovicës, teksa pritej të fillonte mbledhja e qeverisë në qytetin e Lezhës. Sipas Kryemadhit, kryeministri Rama “i çoi në polici protestuesit e Torovicës, që të mos i prishej dekori i aktivitetit”.

Pasi detyroi Visho Ajazin të jepte dorëheqjen, zgjodhi i vetëm Kryeprokurin, tani kërkon të marrë në dorë të gjitha institucionet e drejtësisë. Gjithë ky imponim ndaj qytetarëve shqiptarë do t’i kthehet në protestë. Deri më datën 5 qershor Rama i lutej LSI për të qenë pjesë e koalicionit të tij në zgjedhjet e 25 qershorit. E bëmë këtë pasi nuk donim të ishim pjesë e farsës së tij. Ju vetë e keni parë mënyrën sesi funksionon ky shtet. Situata ekonomike në vend është në një gjendje të tmerrshme. Doli dje në Lezhë, i mori e i çoi në polici qytetarët e Torovicës që po protestonin, që mos t’i prishej dekori”, – u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *