E ftuar në Prive ajo ka folur për jetën e saj dhe gjithashtu ka treguar arsyen e ndarjes. Big Mama është shprehur se lidhja e saj me të dashurin ka zgjatur rreth një vit dhe ka qenë një lidhje serioze, por gjërat nuk kanë shkuar ashtu si ata i kishin menduar. Big- u tha gjithashtu se ajo dhe ish i dashuri i saj kanë vendosur të dy që t’i japin fund lidhjes së tyre duke rënë kështu dakord me njëri-tjetrin.
Këngëtarja ka sqaruar të gjithë se këngë e saj e fundit me titull “Zemra e Ndalume” nuk është dedikim për të dashurin sepse kënga ishte regjistruar gjatë kohës kur ajo ka qënë e lidhur.