• |
ide | kryesore

PD dorëzon një tjetër provë kundër Tahirit në Prokurori: Ka gënjyer për makinën dhe ka përdorur 2 emra

Lajme, Të fundit

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibej, ka qenë sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ka depozituar disa dokumente që sipas tij implikojnë Tahirin.

Alibeaj tha se ka depozituar një dokument, ku tregohet lidhja mes Tahirit dhe Artan Habiljat.


“U paraqita sot për të depozituar disa dokumente për hetimin e Tahirit. Sot kam depozituar një dokument i cili fakton bashkëpunimin mes Tahiri me njërin nga anëtarët e saj, Artan Habilaj. Ky dokument tregon dy emra të Saimir Tahirit dhe Artan Habilajt. Dokument mban datën prill 2015 dhe tregon bashkëpunimin e vazhdueshëm mes tyre.  Kjo kohë është e njëjtë me denoncimet e Dritan Zaganit. Kjo tregon faktin që ka gënjyer se nuk ka pasur lidhje me bandën e Habilajve, jo vetëm kap, por dhe të dhënat e tjera të nxjerra nga mediat dhe nga dëshmia e shoferit tregon se Tahiri ika pasur komunikime me Artan Habilaj. Sot Edi Rama ka vetëm një makth, pasi hetimet po vazhdojnë intensivisht.” – tha Alibeaj.

Pikat kryesore të deklaratës së deputetit Alibeaj pasi dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve te Renda kopjen origjinale të policës ndërkombetarë të sigurimit për Audin AA 003 GB, që fakton se Tahiri dhe Habilaj janë bashkëpërdorues të makines.

Polica nderkombetare e sigurimit fakton lidhjen mes Saimir Tahirit dhe Artan Habilajt ne bashkeperdorimin e Audit AA 003 GB.
Polica qe PD dorezoi ne Prokurorine e Krimeve te Renda fakton se Audi perdorej ne te njejten kohe edhe nga trafikantet e droges edhe nga Ministri i Brendshem. Kjo do te thote se te dy ishin pergjegjes per makinen dhe perfitues prej saj, se Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj kishin me njeri tjetrin marredhenie besimi.
Polica eshte e periudhes prill 2015-prill 2016, qe perfshin kohen e denoncimit te Dritan Zaganit ne shtator 2015 dhe denoncimet e PD se makina e Tahirit po perdorej si imunitet per trafikantet nderkombetare te droges.
Polica fakton se Saimir Tahiri ka genjyer, kur ka mohuar lidhjen me Habilajt. Prandaj, Edi Rama eshte ne ankth dhe po ben cdo gje per te penguar hetimin e plote te Saimir Tahirit.
Deshmia ne prokurori e shoferit te Tahirit se Saimir Tahiri eshte takuar me Artan Habilajn ne Greqi eshte fakt shtese se Saimir Tahiri ka genjyer. Keto jane prova se ai eshte pjese e trafikut nderkombetar te droges.
PD inkurajon Prokurorine e Krimeve te Renda te shqyrtoje dokumentin me perparesi dhe te sjelle ne Kuvend kerkesen per arrestimin e Saimor Tahirit, i kapur ne flagrance si bashkeperdorues i makines se droges me banden e Habiljave.

2 Comments

  1. Na keni care karin vetem ne nje vryme i bini rac bythqirash qe e shkateruat kete vend.vodhet sa deshet edhe tani na beni si nene tereza.

  2. Ky eshte bllofi i rradhes, shanshka e radhes.
    Kjo eshte praktike e njohur nga shoqerite e sigurimeve kur kemi shitje te nje mjeti me pronesi te diskutueshme ( me sa mbaj mend une Tahirit i ishte bllokuar makina se ishte ne gjyq me femijet e Berishes) . Agjencite e sigurimit jane te detyruara me ligj te shkruajne te 2 emrat ( blersin dhe ish pronarin) ne kontratat e sigurimit per aq kohe sa pronesia mbi mjetin nuk eshte e percaktuar.
    C’do njeri qe punon ne sigurime e njeh kete praktike pune.
    Pra PDja doli sot sa per te bere zhurme dhe per te ushqyer gazetret thashethemexhinj me ushqimin ditor .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu