• |
ide | kryesore

Falimenton ARMO, Ahmetaj porosit naftëtarët: Regjistrohuni si të papunë

Lajme, Të fundit

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka njoftuar sot falimentimin e kompanisë IRTC e cila mori me koncension rafinerinë e naftës në Ballsh. Sipas tij naftëtarët duhet të regjistrohen si të papunë dhe të marrin asistencë.


Është marrë angazhim nga qeveria që zyra e punës në qarkun e Fierit të jenë në ndihmë të punonjësve të dy rafinerive për t’i ndihmuar për aplikimin e statusit të papunësisë në mënyrë që ata punonjës që sot janë papunë të përfitojnë menjëherë në bazë të ligjit pagesën e papunësisë”, tha Ahmetaj.


ARMO i kaloi me koncension kompanisë IRTC në shtator 2016. Administrator i kësaj kompanie ishte Mitat Sulaj, vëllai i Besnik Sulajt, i njohur ndryshe si Beso i ‘Tajvanit’, një prej miqve të afërt të kryeministrit Edi Rama.

Ndonëse ministri Ahmetaj nuk e përmendi me emër kompaninë IRTC, ai tha se  “qeveria është e gatshme për të mbështetur çdo investitor serioz që do të vijë për zhvillimin e biznesit në rafineritë e Ballshit dhe Fierit”. Në fund të muajit dhjetor naftëtarët nisën protestat për rrogat  e prapambetura, ndërsa në janar kërkuan rikthimin në punë. Aktualisht rafineritë janë të mbyllura për një afat të pacaktuar.

©LAPSI.al 

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu