• |
ide | kryesore

Grida Duma zbulon skenarin e PD-së për protestën e 27 janarit

Lajme, Të fundit



Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së, Grida Duma, parashikon në protestë të qetë në 27 janar dhe nuk beson se do të hiqen pllakat e bulevardit.

“Unë mendoj që jo. Çështja në fund të ditës është të thërrasim me vërtetësi të gjithë qytetarët pavarësisht nëse janë përfaqësues, militantë, anëtarë të PD apo jo. Pa i hequr asnjë presje faktit se janë përfaqësuesit e PD dhe anëtarët e saj që do mbajnë gjithë peshën”, tha Duma.

Në studion e lajmeve të Ora News, ajo tha se punohet fort për angazhimin e qytetarëve në protestë, duke theksuar se pjesmarrja është kyçe në këtë aksion.

“Po punohet me angazhim serioz për të angazhuar qytetarët në një pjesmarrje masive, treguesi i parë që do të jetë deciziv. Kjo nuk duhet të na çojë në relativizimin e numrave. Numrat nuk janë vetëm sasi, por edhe cilësi. Pjesëmarrja e numrave tregon se ka frymë. Nëse ne do arrijmë dhe do ta arrijmë, kjo është pjesë e kauzës dhe frymës.” tha Duma

Por çfarë synon opozita përmes 27 janarit?

“Së pari të nisë atë që është një valë protestash, është e vetmja mënyrë për të tronditur atë qeverisje që sot po rrezikon të shkojë në një tirani dhe autokraci.” tha ajo

Duma adresoi akuza ndaj qeverisë se po përqëndron të gjitha pushtetet në një dorë të vetme, kjo por edhe mungesa e shpresës sipas saj duhet të mjaftojnë që qytetarët t`i bashkohen protestës së opozitës

Grida Duma nënvizoi se Shqipëria duhet të përmbushë 5 prioritet kyçe të vendosura nga ndërkombëtarët, si e vetmja mundësi për çelur negociatat me Bashkimin Europian.

Më 27 janar, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i kanë thirrur për të dytën herë qytetarët në protestë. Duma paralajmëroi se kjo protestë do të pasojë edhe të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *