• |
ide | kryesore

Detajet e reja/ 21-vjeçarja u nda 2 muaj më parë me Aldison Belulin pas 4 vite të lidhur

Lajme, Të fundit



Dy ditë pas ngjarjes së rëndë ku mbeti e vrarë 21-vjeçarja Ariela Murati mësohen detaje të reja që çuan në këtë krim. Aldison Beluli, personi i cili qëlloi mbi të renë dhe më pas edhe mbi veten, për momentin ndodhet në koma, ndërkohë që mësohet se të dy të rinjtë kanë patur një lidhje 4-vjeçare bashkë. Jo më larg se dy muaj, 21-vjeçarja kishte kërkuar ndarjen me Aldisonin, por kjo nuk është pritur mirë nga i riu i cili i ka kërkuar të riktheheshin sërish bashkë. Po ashtu, 10 ditë para krimit të rëndë, Ariela ndryshon numrin e telefonit.

Aldison Beluli kishte disa ditë që kërkonte Arielën në Tiranë derisa u përball me të ditën e dielë ku e vrau 21-vjeçaren me plumb në kokë në prani të motrës dhe kushërirës së saj. Mësohet se Ariela i është ulur në gjunjë autorit dhe i ka kërkuar të mos e vrasë. Pas krimit, Belulaj tentoi vetëvrasjen duke qëlluar veten në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës.



1 Comment

  1. Nje pyetje kam une, nese keta te dy ishin te lidhur, si ka mundesi qe nuk ka dal qofte dhe nje foto e vetme ku te jene te dy bashke. Per krahu, te perqafuar, apo ku di une, qofte dhe me njerez te tjere, mjafton te jene bashke.

    Nje foto te vetme skam pare nga gjithe keto artikuj ku te deshmohet se kane qene te lidhur.

    Gjithsesi, kane qene apo skane qene te lidhur, nuk justifikohet nje krim makaber I ketij niveli. Te vrasesh nje femer se ste pranon, I bie qe ai njeri ska qene fare ne rregull nga mend e kokes dhe familjes nuk I falet qe mos te dallonte nje shkarje te tille.

    Ka future ne bela nje fis te tere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *