• |
ide | kryesore

Pamje të rënda/ Polici i heq armën nga dora vrasësit të Arielës  

Lajme, Të fundit



Në pamjet më poshtë, shihen trupat e Aldison Belulajt dhe studentes së juridikut që ai i mori jetën, ngjitur me njëri-tjetrin.

Sipas ekspertëve të kriminialistikës, kjo provë tregon se 23-vjeçari ka qëlluar menjëherë veten pasi ka shtënë mbi Ariela Muratajn.

Belulaj ka rënë përmbys me pistoletë në dorë. Në videon e siguruar nga emisioni “Stop”, shihet se si një polic i heq armën nga dora, ndërsa ai vazhdon të lëvizë.

Motra e Arielës dhe një shoqe e saj që ndodheshin aty, lëvizin të shokuara, teksa 21-vjeçarja kishte mbetur e vdekur në vend.

Policia dyshon se Belulaj e kishte planifikuar vrasjen, pasi pak ditë më parë kishte blerë edhe një pistoletë.

Vrasësi i 21-vjeçares po mbahet në jetë vetëm nëpërmjet aparaturave mjekësore. Mjekët japin pak shpresë. Plumbi me të cilin qëlloi veten në kokë i ka shkaktuar plagë të pashërueshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *