• |
ide | kryesore

Trump kusht palestinezëve: Nuk do ketë ndihma nëse nuk arrini paqe me Izraelin

Planet



Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se nëse palestinezët nuk arrijnë paqen me Izraelin, SHBA do t’i ndërpresë ndihmat.

Trump u shpreh se kërkon paeqn në Lindje të Mesme, pasi takoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Formin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Palestinezët kanë shmangur vizitën e Pence në këtë rajon, pas vendimit të presidentit Trump për ta njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit dhe për vendosjen e ambasadës amerikane në këtë qytet.

Statusi i Jerusalemit është çështja kyçe e konfliktit izraelito-palestinez.

“Ata nuk na respektuan një javë më parë, duke mos lejuar nënpresidentin tonë t’i vizitoj ata dhe ne japim qindra miliona dollarë në ndihmë dhe mbështetje, shifra që askush nuk i kupton, ato para janë në tavolinë dhe ato para nuk do t’iu shkojnë nëse ata nuk ulen dhe negociojnë paqen”, ka thënë Trump.



2 Comments

  1. Paqia mes PALESTINEZEVE E IZRAELITEVE, BEHET KUR TE DY MOS TE PROVOKOJNE NJERI TJETRIN.KESHTU SIC SHKRUHET NA QENKA PALESTINA ME E FORTE E PROVOKATIVE.KJO NUK QENDRO. SEPSE ME I FORTI E AI QE E KA PUSHTUAR DUHET TE LESHOI, PAVARESISHT SE KUSH E PERKRAH. EDHE ATA NJEREZ TE KESAJ BOTE JANE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *