• |
ide | kryesore

Koment / Etilda, ministrja bukuroshe që nuk e vë mendjen në punë

Lajme, Të fundit


As look-u modern dhe as buzëqeshja e çiltër nuk e kanë shpëtuar ministren e drejtësisë, Etilda Gjoni, nga klishetë që kanë bërë të urryer në publik pjesën më të konsumuar të rilindasve. E vënë përballë presionit, për ekstradimin e jashtëligjshëm të financierit të bandës së Habilajve Etilda ka përdorur të njëjtat metoda dredhimi nga problem si kolegët e saj kanabistë. Në thelb ajo ka mbrojtur idenë se edhe po mos e ekstradonin Nezir Seitajn, opozita do ta akuzonte se nuk po i dorzojnë drejtësisë italiane, një njeri që do dëshmojë për të zbardhur çështjen.  “Jam e bindur se nese nuk do te ishte ekstraduar, kjo opozite kaq haptaz e trembur prej reformes ne drejtesi, do te thoshte “nuk i’a dorezuan antimaas italiane, po e mbajne ketu per ta mbrojtur me duart e kapura te drejtesise”… Keshtu qe ne pamundesine per te gjetur se cila do te ishte zgjidhja me e mire per nje opozite qe tenton te manipuloje edhe atehere kur nuk ka, ne thjesht na mbetet te shpjegojme me durim permes fjaleve dhe tregojme me kembengulje permes veprave, se ligjshmeria eshte busulla e vetme qe orienton vendimmarrjen tone” ka thënë ajo.

Por përpara se të shpërndante si papagalle këtë tekst të shkruar në zyrat më të errta të komunikimit të pushtetit, përpara se të analizonte se si do të sillje opozita në një rast hipotetik, Etilda minister duhej të jepte një përgjigje të thjeshtë: si është ligji. A e lejon ai ekstradimin e një qytetari shqiptar drejt një vendi të huaj ndërkohë që hetohet për një çështje tjetër në Shqipëri? Për kaq duhet t’a vinte trurin në punë Etilda, përpara se të recitonte tekstin që i kishin vënë përpara.


6 Comments

  1. Te vjetrit tone,thojshin dikur….(eshte fjala per kohen e partise-sic e quanin ato),Kurrvat,ene rrospite,jon ma t’nershme,se k’to,qi kon zbrit nga molet,per at zot,k’to s’kon as din-e as imom,le mo qi per familje,as dun t’ja din fare.Situate e ngjashme edhe me rilinda-sit/set e sotme.

  2. Nje pyetje kam un, pasi qe beni mire qe i nxirrni te palarat qeverise beni mire, por pyetja eshte: A u arrestua ky person me pare se te dilnin emrat nga pala shqiptare apo u arrestua pasi e kerkoj Antimafia Italiane?
    Me duket se pala jone ska ca i duhet se se papi pasi ishte nen survejim. Keshtuqe mendoj se ajo ka te Drejte dhe ju e keni gabim.

  3. Lexoni ligjin o cuna dhe goca partie LSI-e me diplom kristali dhe ti o lapsi gjobvenes i Bushatit.
    Ka nis procedimi ne Katania dhe eshte ne perputhje me ligjin o budallenj.

  4. Une jam student ne vit te 3 te fakultetit te drejtesise dhe tani jam duke studiuar lenden per ekstradimet. Me kaq pak njohuri sa kam e di qe kemi nje marreveshje me Italine per ekstradimet dhe kjo eshte plotesisht e lejueshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *