• |
ide | kryesore

Kryeministri Rama mbledh grupin parlamentar të Partisë Socialiste

Lajme, Të fundit



Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur mëngjesin e sotme në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Mësohet se në fokus të mbledhjes do të jetë axhenda parlamentare dhe ajo e qeverisë për javën që sapo ka nisur.

Po kështu, do të diskutohet edhe për temën e nxehtë të kësaj jave në Parlament, për raundin e dytë të Komisioneve “ad hoc” për KLGJ dhe KLP.

Pritet që kryeministri Rama, gjatë kësaj mbledhje, e cila do të transmetohet live, të ketë edhe një koment mbi protestën e opozitës më 27 janar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *