• |
ide | kryesore

“Kathimerini”/ Rama: Kotzias nuk e ka dëgjuar mirë çështjen çame

Lajme, Të fundit



Kanë bërë përshtypje në mediat greke deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Vizion Plus mbrëmjen e së enjtes.

“Kathimerini” shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama i ka thënë medias së vendit të tij se “çështja e të drejtave çame është një nga problemet më të mprehta në bisedimet midis Athinës dhe Tiranës”.

Duke pasur parasysh që Kotzias u ka thënë grekëve se “çështja çame” nuk është në tryezë, gazeta greke thotë se Rama hodhi poshtë pretendimin e Ministrit të Jashtëm grek se çështja nuk po diskutohet nga të dy palët.

“Kotzias e ka dëgjuar mirë. Pala shqiptare është duke kërkuar intensivisht çështjen Çame në tavolinë” – citohet Rama nga “Kathimerini”.

Gazeta vëren se Rama ka qenë i kujdesshëm në mënyrë që të mos ndikojë negativisht në çështje të tjera që të dyja palët duket të jenë afër marrëveshjes.

“Çamët besojnë se kanë të drejtën e pronës që kanë lënë në Greqi kur ata u dëbuan midis 1944 dhe 1945 gjatë Luftës së Dytë Botërore. Athina argumenton se çamët ishin bashkëpunëtorë me nazistët dhe nuk e konsiderojnë se ata kanë ndonjë pretendim të vlefshëm” – shkruan “Kathimerini”. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Pse vetem ketu te kemi KAZAN ne ? Kazani egzistoka dhe ne gerqi . Degjojeni disa here fjalimin e Rames dje tek Sokol Balla dhe do shikoni se ne asnje moment nuk e thote kete qe prtendojne gerket.

    Ai tha se greket nuk pranojne te flasin per ‘CESHTJE CAME ‘ , Edhe Kotscias tha se shqiptaret e shtruan ne tavoline por ne nuk pranuam se ka nje ceshtje came’.. ( qe ketu fillojne genjeshtrat) .. dhe me vone Rama shpjegon dhe arsyet se perse per greket eshte delikate te flitet per ceshtjen came ( arsyet e pretendimeve teritoriale) dhe se greket duan ta trajtojne kete ceshtje si ceshtje te te drejtave te njeriut , ( pra cdo njeri ka te drejten te kerkoje pronen e tij si ish shtatas grek, por jo si grup etnik CAM ) ..

    Me c’fare po shoh , medjat nje mut jane si ketej si andej kufirit.

    1. ama muti te mbetet ty si rames ngjalat e pallat e metes,ku e keni bllokun e metes pall monike e bet.dhe ti i beson rames.

    2. harrojne dy palet ,ceshtjet e te drejtes sepse kan luajtur mendesh ne ceshtjet e interesit personal fitimit nafta ari i zi me tjerat nuk ju del kohe te merren por ky popull do tua beje shah mat dy paleve me drejtesi hak ceshtje kohe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *