• |
ide | kryesore

Dashamir Xhika në burg për korrupsion, nga LSI vjen thirrja për revolucion popullor

Lajme, Të fundit

Ditën që Dashamir Xhika, ish drejtori i ARRSH-së i akuzuar për shpërdorim detyre për rrugën Elbasan-Gjinar u la në burg nga gjykata, grupi parlamentar i LSI bëri një seri reagimesh kundër Edi Ramës dhe prokurorisë.


I pari që i doli në mbrojtje ishte Edmond Haxhinasto, i cili u shfaq në sallën e gjyqit bashkë me familjët e Xhikës dhe simpatizantë të LSI-së, ndërkohë që deputetët e tjerë dhanë mbështetjen e tyre me një seri reagimesh.


Për kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili arrestimi I Xhikës tregon se prokuroria është kthyer në vegël të Edi Ramës dhe të drogës. Vasili kujton çështjet e Saimir Tahirit, atë për 650 milion eurot e CEZ, për ekstradimin e Nazer Seitajt dhe të tjera për të dalë në përfundimin se “prokurorine e Rames, Markut e Xhafes nuk e beson me askush” dhe se akuzat për Xhikën janë politike.

“Rama jep urdhera politike, por nuk firmos ndersa prokuroret po firmosin dhe po shkelin e dhunojne ligjin, pergjegjesia per ta eshte individuale per sot e per mot dhe shpejt a vone asnje nuk i shpeton dot kurre kesaj pergjegjesie…..” thotë Vasili.

Në të njëjtën linjë është edhe Përparim Spahiu që akuzon prokurorinë se po i bindet urdhërave politike të Edi Ramës.

“Ditën e dielë kërkohet një masë tjetër arresti. Nuk prisnin as deri nesër, por e duan sot për të mbuluar me hi, pisllëkun që bënë me arrestimin idiot në Elbasan!

I uroj Dashit të faktojë pafajsinë e tij, ndonëse në kushte të pabarabarta!” shkruan Spahiu.

Kauzës i është bashkuar edhe deputeti i LSI në Lezhë, Viktor Tusha që shkon më tej dhe bën thirrje për një revolucion popullor.

“A thua do te kete kohe ta nenshtroje kete popull diktatori i ri? Une gjykoj dhe dua te besoj fort se nje revolucion popullor i duhet ketij vendi per te shpetuar cfare ka mbetur” shkruan Tusha.

Nuk bëjnë përjashtim as deputetët e rinj, Indrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi që me thirrjet e tyre i janë bashkuar kolegëve. Sipas tyre, arrestimi i Dashamir Xhikës është pasojë direkte e urdhërave politikë të Edi Ramës.

Grupit parlamentat iu bashkua në orët e pasdites, edhe ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cili arrestimin e ish drejtorit të ARRSH-së e quan Bolshevik.

“Kjo që po shohim është filmi, skenari i të cilit u shkrua nga Rilindja! Kjo nuk është rilindja e Shqipërisë, por e Rusisë në Shqipëri! Uroj shumë që opozita të jetë në krye të lëvizjes anti-rilindje!” shprehet Manjani.

7 Comments

  1. Revolucion popullor per hajdutet ??? uhuhuhuhuhu..

    Imagjinoni se cfare do therrisnin keta te LSIse sikur te arrestohet Ilir Meta per tere ato vjedhje kolosale qe ka bere. ( mbase do kercenonin me vetflijim kolektiv ahaha )

  2. Ngjalat e lalzit po I dalin ngga fyti. Mbaje ilir meta mbaje. Udheheqes karierist. Idiot,shemtire. Je bashkefajtor per cka po ndodh ne kete vend…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu