• |
ide | kryesore

Situata del jashtë kontrollit në Gjirokastër, Zamir Rami kërkon ndihmë nga Edi Rama

Lajme, Të fundit



Qeverisë i kërkohet të marrë në dorëzim situatën në Gjirokastër ku rrezikohet shembja e pallateve për shkak të rrëshqitjes së dherave.
Në një deklaratë për mediat kërkohet që qeveria të shpallë Emergjencën e Pjesshme për qytetin, pasi bashkia e ka të pamundur menaxhimin e situatës.

“Reshjet e jashtezakonshme te datave 2 dhe 3 Shkurt 2018, krijuan nje sere problematikash madhore ne Bashkine Gjirokaster. Në qytetin e Gjirokastrës, për shkak të rreshjeve të dendura të shiut të datës 03.02.2018, në lagjen “Kodra e Shtufit”, në faqen juglindore të saj, nga Komisioni i Konstatimit të gjendjeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, më datë 03.02.2018, ora 20:30, është konstatuar rrëshkitje masive dheu, qe ka prishur rrugën që të çon në lagjen “Kodra e Shtufit” dhe ka arritur deri në katin e tretë të pallatit, duke çarë muret dhe duke depërtuar në brendësi të banesave” thuhet në deklaratën e Bashkisë së Gjirokastrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *