• |
ide | kryesore

Sulm kamikaz në Pakistan, vriten 11 ushtarë

Planet



11 ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me kamikaz në një bazë ushtarake në Swat Valley.

 

 

Sipas ushtrisë së Pakistanit, sulmuesi ka hedhur veten në erë në “zonën sportive”, ku ushtarët mund të luajnë volejboll, teksa shihen edhe nga civilët.

Zëdhënësi i ushtrisë paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet.

Talibanët kanë pretenduar se kryen sulmin, duke e cilësuar incidentin “sulm hakmarrës”.

Kryeministri pakistanez, Shahid Khaqan Abbasi, e ka konsideruar incidentin “sulm frikacak” dhe ka premtuar se do të çrrënjosë “gjurmët e fundit” të terrorizmit në Pakistan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *