• |
ide | kryesore

Aurela Hoxha tregon pse u prish miqësia me Endritin

Paparazzi, Slider



Aurela Hoxha dhe fotografi Endrit Mërtiri u bënë kryefjalë thashethemesh thuajse në çdo media online. U tha se modelja dhe fotografi i dhanë fund miqësisë së tyre, pasi prej kohësh nuk postuan foto me njëri-tjetrin. Dhe si për çudi modelja nuk e uroi as për ditëlindje.

Gjithashtu u përfol se dyshja kanë bërë sherr për diçka madhore, por si qëndron e vërteta?  Në një intervistë për “Thumb”, Aurela ka folur për herë të parë lidhur me këtë pjesë duke u shprehur se Endritin e ka familje.

“Unë nuk e kam braktisur Endrin, as Endri mua sepse mbi te gjitha jemi një familje. Thjesht jemi duke punuar të dy, madje jam shumë e lumtur që Endri ka punë edhe ai është për mua. Unë jam në Spanjë duke punuar për një projekt që e dua dhe kjo nuk do të thotë se nuk do të punojë sërish me Endrin e nuk do të jemi sërish bashkë. Ju keni vendosur që unë e Endriti jemi divorcuar nga familja përfundimisht por nuk ka divorc në familje”, ka thënë Aurela.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *