• |
ide | kryesore

LSI mban Konventën Kombëtare, një ditë pasi i mbaron Ilir Metës mandati i Presidentit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ditë pasi Presidenti Ilir Meta të dorëzojë zyrën e tij, LSI do të mbajë konventën kombëtare.

Lajmin e dha Endrit Braimllari, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.

Në një konferencë për mediat, Braimllari sqaroi se në Konventën Kombëtare do të zhvillohet një riorganizim i të gjithë strukturave, përgatitja e programit politik dhe ndryshimet statutore në statutin e LSI-së, për tu bërë gati për zgjedhjet vendore të vitit 2023.

“Konventa Kombëtare do të marrë vendime shumë të rëndësishme politiko-organizative që lidhen me aksionin politik të zgjedhjeve vendore të vitit 2023. Gjithashtu do të thellohet procesi i brendshëm zgjedhor lidhur me ngritjen e strukturave drejtuese të LSI, proces ky i penguar prej kushteve të pandemisë gjatë vitit 2020.

Në kuadër të organizimit të Konventës Kombëtarë të LSI që do të mbahet më 25 korrik është ngritur ekipi qëndror i punës për përgatitjen e programit politik dhe ndryshimet statutore në statutin e LSI.

Në kuadër të këtij organizimi, ngarkohen të gjithë drejtuesit politikë në qarqe, delegatët e Konventës Kombëtare të marrin masa për organizimin e struktrurave të LSI. Strukturat e LSI do të identifikojnë me shumë prioritet problemet e pafundme që qytetarët kanë në raport me qeverisjen qendrore dhe lokale për t’i bërë ato pjesë të aksionit politik dhe sidomos të programit elektoral për zgjedhjet e vitit 2023.” – theksoi sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Endrit Braimllari.

Ky i fundit e quajti Konventën e 25 korrikut një moment historik për opozitën.

“Qytetarët kërkojnë një opozitë e cila përballet pa asnjë kompromis me regjimin rilindas, një opozitë e cila ka mbi çdo gjë interesin public, një opozitë që denoncon korrupsionin, krimin dhe trafiqet, një opozitë që bën çdo sakrificë për qytetarët.

Konventa e 25 korrikut, do të jetë moment historik për formësimin e një opozite të tillë që ngre shpresën optimizmin e qytetarëve dhe që u rrit kurajon atyre për t’u përballur me regjimin por dhe u ngjall shpresën për ta ndërtuar jetën e tyre dhe të ardhmen në Shqipërinë.” – përmbylli Braimllari. ©Lapsi.al 



1 Comment

  1. Fillimi i fundit te rregjimit te Rames sapo ka filluar. Ai do jete u shpejte, i organizuar dhe fatal per kete rregjim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *