• |
ide | kryesore

Mozzik vazhdon kunjat në koncert për ‘On records’

Paparazzi, Slider



Largimi i Mozzik dhe Getinjo nga “On Records” u kategorizua si ‘sherr’ nga të gjithë mediat pasi pati akuza dhe ofendime të forta si nga ana e këngëtarëve ashtu edhe nga ana e drejtuesve të labelit. Meti Elshani, menaxheri kryesor i labelit “On Records” deklaroi para disa ditësh se Mozzik dhe Getinjo nuk mund t’i përdornin më këngët e tyre nëpër koncerte pasi ato janë produkte të “On Records” me të drejta të plota. Për këtë, këngët nuk janë më as në Youtube.

Por Mozzik ka vendosur të guxojë dhe ka kënduar këngën ‘Cocaina’ në koncertin e tij në Zvicër dhe ka postuar një video në Instagram. “Hiç bre se lëshoj këngën!” – ka shkruar ai, duke nënkuptuar se pavarsisht kërkesës së On Records ai sërish do vazhdojë t’i përdorë këngët e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *