• |
ide | kryesore

Basha në Kamëz: Rama ia ka hequr ndihmën ekonomike njerëzve në nevojë, i kërcënon me bukën e gojës

Lajme, Të fundit

Kreu i PD ishte në Kamëz ku ka vizituar disa familje të varfra të cilat janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike. Dëshmitë tronditëse të grave kryefamiljare, të mbetura pa asnjë ndihmë, të nënave që nuk kanë bukë për fëmijët tregojnë lënien në mëshirë të fatit nga qeveria të më shumë se 20 mijë familjeve në të gjithë vendin. Marie Gjoka është një nënë e vuajtur, që tregon historinë tronditëse sesi ngeli pa asnjë të ardhur, pas vdekjes së bashkëshortit të sëmurë, në përpjekje për të marrë KEMP-in ditën që bashkëshorti u nda nga jeta.


Kisha burrin për KEMP dhe vdiq ditën që ia lidhën dhe vajta të kërkoja KEMP-in që ta varrosja dhe nuk ma dhanë. Më dhanë vetëm 50 mijë lekë për me e varros. Nuk e di nga t’ia mbaj. Ka ardhur kulmi” – thote ajo.


Në bashkinë e Kamzës, ku Basha vizitoi familjet në skamje, janë hequr në janar rreth 780 familje nga skema e ndihmës ekonomike, por askush prej tyre nuk e di arsyen, edhe pse ata janë njësoj të varfër. Në frigoriferët apo dollapët e vjetër të Shpresa Arapit, Artur Rungos, Donika Shetës nuk ka asgjë për të ngrënë.

Prandaj kemi ardhur, në rradhë të parë t’i tregojmë botës kujt ia kanë hequr ndihmën, njerëzve më të pamundur dhe kjo është kriminale. Kjo do të thotë t’ju kërcënojë me bukën e gojës. Partia Demokratike e konsideron një emergjencë kombëtare mbetjen pa asnjë të ardhur dhe heqjen e ndihmës shtetërore të mbi 20 mijë familjeve dhe për këtë arsye ka kërkuar një debat urgjent me kryeministrin.” – është shprehur Basha.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.