• |
ide | kryesore

Plan për sulm terrorizëm në Venecia, zbardhen përgjimet e kosovarëve

Lajme, Të fundit


Mediat italiane bëjnë publike detaje të reja në lidhje me arrestimin e 4 kosovarëve, të cilët po planifikonin një sulm terorist që të kryhej gjatë karnavaleve që zhvillohen në Venecia. Dhjetë muaj pas arrestimit të katër kosovarëve në Venecia, detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet e zhvilluara nga hetuesit Italian.

Para 10 muajsh me akuzën e terrorizmit, autoritetet italiane arrestuan një Fisnik Bekaj 24 vjeç, Dake Haziraj 25 vjeç, Arjan Babaj 27 vjeç dhe një tjetër shtetas të Kosovës 17- vjeçar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, katër të arrestuarit ishin duke planifikuar të kryenin një sulm terrorist gjatë karnavale të cilat zhvillohen në qytetin e Venecias.

Mediat e vendit fqinjë përmendin se mes dokumenteve të hetuesve janë edhe përgjime të celulës terroriste, ku nga bisedat e zhvilluara kuptohet se ishin duke përgatitur një sulme ku do të përdoronin eksplozivë, armë zjarri dhe thika.
Gjithashtu në një nga përgjimet e realizuara nga hetuesit të dyshuarit flisnin edhe për blerjen e një kallashnikovi për 250 euro, ndërkohë që në një prej telefonave është zbuluar edhe fotografia e 27-vjeçarit Arjan Babaj me armë.

 


5 Comments

    1. Ajo gje me ra ne sy dhe mua, pervec faktit tjeter qe me sa nxitim dhe deshire i publikon keto lloj lajmesh Lapsi

  1. Ne vend qe Lapsi.al kur do te jap nje lajm per Kosoven te zgjedh nje nga qindra lajmet pozitive, preferon me shume keto lajmet e kronikes se zeze,apo shkrimet qe krijojne ndarje,bile lejon edhe ndonje shka si ky komentuesi “HAHA” te flas dhe te ndyeje gjuhen shqipe,duke fol shqip…Nqs me kete shkrim more nja 10-20 klikime, po te publikoje psh nje shkrim te Arian Galdini “Kosova si dashuri dhe shpresë! “,nje shkrim brilant dhe REALIST, qe jep pamjen e vertete te Kosoves,dhe jo si keto shkrimet qe mezi i gjeni duke germu gjithandej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *