• |
ide | kryesore

Falsifikuan pronat në Spille, gjykata lë 5 zyrtarë në burg

Lajme, Të fundit



Gjykata e Kavajës ka dhënë sot masat për 10 të akuzuarit për grabitjen e pronave në Spille. Ajo ka rikonfirmuar masat arrest me burg për biznesmenin Idlir Karkini, në mungesë, për Asim Arkaxhiu, për Aldo Kilën, arrest me burg, për Shpendi Demën, arrest me burg, për Arben Dajan arrest me burg, për Artur Toskun, arrest me burg.

Trupi gjykues vendosi masën “detyrim paraqitje” për Beqir Nuredinin, kyetarin e Bashkisë Rrogozhinë dhe noterët Arben Kaja, Julian Zhelegu. Pezullim nga detyra është vendosur për Arbër Aliun.

10 zyrtarët publikë, janë akuzuar në bazë të hetimit pro-aktiv rreth 1 vjeçar, ka rezultuar se këta zyrtarë në bashkëpunim me njeri-tjetrin duke abuzuar me detyrën funksionale, kanë falsifikuar dhe tjetërsuar rreth 110 mijë m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Spille, Kavajë.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, rezulton se ata kanë përfituar në mënyrë të kundraligjshme pasuri të tjetërsuar në bregdet, nga toka pyje, tokë ranisht dhe tokë pa frut, në tokë are. Kjo sipërfaqe ndodhet në vijën bregdetare Spille, Kavajë dhe fshatrat përreth.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *