• |
ide | kryesore

Detajet e reja/ Kapet 613 kg kokainë në portin e Durrësit, e kishte origjinën nga Kolumbia

Lajme, Të fundit



Informacione të reja vijnë nga sasia rekord e kokainës së kapur në portin e Durrësit. Ndonëse u përfol fillimisht për një sasi prej rreth 500 kg, sipas policisë sasia e kokainës së kapur brenda një kamioni dyshohet të jetë 613 kg. Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Shqipëri.

Droga është gjetur gjatë kontrollit të ushtruar ndaj kamionit të ngarkuar me banane, por droga nuk ka qenë e kamufluar te ngarkesa, por një ngarkesë bashkë me banane. Kokaina është konstatuar rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm. Dyshohet se droga vinte nga Kolumbia dhe kishte për destinacion vende të tjera të Europës, ndërsa në Shqipëri do kalonte tranzit.

Ndërkohë është arrestuar një person, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Prokurorë të Krimeve të Rënda kanë monitoruar ardhjen e kontenierëve në Portin e Durrësit. Ngarkesa e kokainës është nisur nga Kolumbia një muaj më parë.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *