• |
ide | kryesore

Shpend Ahmeti lë të hapur mundësinë e largimit nga Vetëvendosje

Lajme, Të fundit



Shpend Ahmeti ka refuzuar të tregojë nëse do të jetë kryetar i Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje deri në fund të mandatit të tij në komunë, teksa ka thënë se është e sigurt që do vazhdojë të jetë në pozitën e kryetarit të kryeqytetit. Ai kësaj radhe ka hapë mundësinë e largimit nga Vetëvendosje.
“Unë do të jem kryetar i Prishtinës, këtë mund ta konfirmojë. Nuk mund të gënjej dhe të them se gjërat janë mirë apo kanë qenë mirë. Por mendoj se kjo gjë do ta marrë epilogun e fundit pasi të gjithë të përcaktohen për të ardhmen e tyre”, ka thënë Ahmeti në emisionin “038” të KTV’së

Kryetari i Komunës së Prishtinës i ka ftuar partitë politike që janë pjesë e Kuvendit Komunal që të bashkëpunojnë për të mirën e Prishtinës.

Ahmeti po ashtu ka treguar se pret që brenda këtij muaji Kuvendi i Kosovës të miratojë Ligjin për Kryeqytetin. E kësisoj, nga muaji prill Ligji të hyjë në fuqi.

E sa i përket buxhetit, Ahmeti thotë se kjo pjesë do të gjejë zbatim në vitin 2019.

Ai ka thënë se në Ligj thuhet se 4 për qind e buxhetit për Komuna t’i takojë Prishtinës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *